Që nga viti 1994, Hoti Group ka ndërtuar rrugëtimin e saj mbi përkushtim, cilësi dhe zhvillim të vazhdueshëm. Nga një iniciativë e vogël në Malishevë, kompania është rritur në një partner të besueshëm për përpunimin e llamarinës, konstruksione metalike dhe projekte industriale.
Pas rifillimit të aktivitetit në vitin 2000 dhe zhvendosjes në Dollc në vitin 2011, Hoti Group hyri në një fazë të re zhvillimi. Sot, me rreth 50 profesionistë, kompania realizon projekte cilësore brenda dhe jashtë vendit.